Në Suihua të Kinës, është filmuar momenti i shpëtimit të një burri, i cili ka mbetur i bllokuar te xhamit i përparmë i autobusit.
Dëshmitarët që kanë qenë duke udhëtuar me të, kanë thënë se ai është hedhur me kokë dhe se, pasi ka dështuar herën e parë, herën e dytë është thyer xhami, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura arsyet, pse ai e ka ndërmarrë këtë veprim të çuditshëm për të lënduar vetën.
Në videon e postuar më poshtë, shihet koka dhe duart e njeriut që rrinë përjashta, ndërsa pjesën tjetër e ka brenda autobusit.
Disa persona janë munduar që ta thyejnë xhamin ngadalë, në mënyrë që të mos i bien copat e mëdha në trup.
Policia është duke bërë hetim rreth rastit, ndërsa ai po trajtohet në spital për disa lëndime të lehta. /Telegrafi/