Ndonëse një situatë kryesisht e paqartë ka mbizotëruar kur po pritet që të ketë një zhvillim normal të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, fjalët e kryesuesit Adem Mikullovci kanë bërë që për një moment të qeshin të gjithë të pranishmit në sallë.
Bëhet fjalë për momentin kur deputeti i LAA, Arben Gashi ka propozuar që Mikullovci, si kryesues i seancës të thërras një mbledhje në ora 12:00, ku do të merrnin pjesë të gjitha grupet parlamentare, ku edhe do të diskutohej për hapat e mëtejshëm, përcjell Telegrafi.
Dhe përgjigja e Mikullovcit që i bëri të gjithë të qeshnin ishte::
“Mua propozimi më pëlqen, por më duhet me u konsultu me Glaukun, me shefin tem. Unë jam amater këtu. Edhe me Abdullahun”. /Telegrafi/
Ndiqeni videon prej minutës 58.00.