Koalicioni qeverisës në vend është unik, ndërsa boshllëqet e krijuara pas zgjedhjes së Hashim Thaçit për president, shpejt do të kompensohen, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, pa dhënë ndonjë datë të përafërt se kur mund të ndodhë kjo.
E tëra, sipas tij, varet nga propozimet konkrete që pritet të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës te kryeministri, raporton transmetuesi publik.
E, për Mustafën, sipas tij, çdo propozim i partnerit qeverisës do të jetë i pranueshëm, duke demantuar shkrimet në media se Gani Koci, si i përfolur për Ministër të Drejtësisë, është i papranueshëm për të parin e ekzekutivit.