Dita e të Dashuruarve është shumë afër dhe shumë të dashuruar, po planifikojnë t’i befasojnë partnerët me propozimin për martesë.
Por, të gjitha ata që duan një përgjigje pozitive, në asnjë mënyrë mos i marrin shembull rastet e mëposhtme, transmeton Telegrafi.
Përmbledhje e fotografive të postuara më poshtë, tregon angazhimet dhe idetë e çuditshme, që më mirë do ishte vetëm ulja e zakonshme në njërin gju.
Dikush ka propozuar për martesë përmes një torte bizare, një tjetër ka shkruar në pelenën e fëmijës, teksa një tjetër ka bërë tatuazh në shpinë.
Në shumicën e rasteve, drejtshkrimi lë shumë për të dëshiruar, teksa në përgjithësi janë propozime shumë absurde që shumë lehtë do kishin përgjigje negative. /Telegrafi/