Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot duhet të vendosë për propozimin për vazhdim të gjendjes së krizës në rajonin e kufirit jugor dhe verior të Maqedonisë për shkak të krizës migruese deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Propozim-vendimi për ndryshime të Vendimit për miratim vazhdon në afatin për ekzistim të gjendjes së krizave për shkak të fluksit të rritur në hyrje dhe tranzitimi i migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë. Qeveria e dorëzoi në bazë të Propozimit të Komitetit Drejtues për kordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me krizat, njofton MIA.
Qëllimi është të sigurohet vazhdimësi në kryerjen e aktiviteteve nga ana e forcave të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror.
Është përgatitur raporti për vlerësimin e bërë dhe analizën gjithpërfshirëse me arsyetimin për vazhdim të kohëzgjatjes së gjendjes së krizës dhe Raporti i bërë si materiale mbështetëse ndaj propozim-vendimit.
Vendimi i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ekzistimin e gjendjes së krizave për shkak të fluksit të rritur në hyrje dhe tranzimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë ishte sjellur në gusht të vitit të kaluar, me vlerë prej 30 ditësh, pas së cilës ka vijuar vazhdimi i afatit. /Telegrafi/