Site icon Telegrafi

Me propozim-ligjin e ri, në Maqedoni parashihen përfitime për punëtorët e përkohshëm

Punëtorët e punësuar përmes agjencive për punësim të përkohshëm do t’i kenë të gjitha të drejtat, ashtu siç i kanë të punësuarit tjerë, bazuar në Ligjin për marrëdhënie pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parashihet në zgjidhjen që ofron propozim-ligji për agjencinë për punësime të përkohshme që ka kaluar në seancën e fundit të Këshillit Ekonomiko-Social dhe duhet të hyjë në procedurë qeveritare.

Në lidhje me këtë, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Zhivko Mitrevski, bëri të ditur se përfitues të kësaj zgjidhje do të jenë mbi 5000 punëtorë./Telegrafi/

Exit mobile version