Propozim-ligji për Prokurori Publike sot kaloi në Komisionin kuvendar për Çështje Evropiane.
Anëtarët e këtij komisioni e shqyrtuan Propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësime të Ligjit për Këshill të Prokurorëve Publikë, në procedurë të shkurutar dhe vendosën që t’i dërgojnë këto dy propozime në seancë plenare , njofton Telegrafi Maqedoni.
Në tekstin e Ligji për PP kishte vetëm një amendament të ngritur nga deputeti Syrija Rashidi ndërsa ministrja e Dretjësisë, Renata Deskoska nuk e pranoi dhe nuk u miratua nga shumica në komision.
Ligjin për Prokurori Publike krahas këtij komisioni do të ndodhet edhe në Komisioni legjislativ-juridik./Telegrafi/