Propozim-ligji për amnisti të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit të propozuar nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-ja është vendosur në rend e dite në seancën plenare të 26 nëntorit në Kuvend.
Me këtë propozim opozita kërkon që të gjithë të dënuarit, akuzuarit dhe dyshuarit për zhvillimet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit kaluar të amnistohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky propozim-ligj u dorëzua nga OBRM-PDUKM pas iniciativës për formimin e një komisioni për pajtim, të cilin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa nga opozita thanë se nuk do të marrin pjesë, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për drejtësi selektive.
Partia opozitare maqedonase kërkoi që ky propozim-ligj të shqyrtohej në një nga seancat e kaluara, kur u votua për çështjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, por atëherë nuk u pranua nga deputetët e shumicës./Telegrafi/