Telegrafi

Propozim Deklarata e PSD-së për dialogun Kosovë-Serbi (Dokument)

Partia Socialdemokrate në tryezën e mbajtur sot, ka dal me një propozim deklaratë  për dialogun Kosovë-Serbi.

Në bazë të propozim deklaratës që ka siguruar Telegrafi, thuhet se procesi i dialogut me Serbinë tash e një kohë të gjatë ka paraqitur preokupimin kryesor të institucioneve të Republikës së Kosovës e cila ka shkaktuar pakënaqësi të madhe politike dhe shoqërore.

Sipas kësaj propozim deklarate, partitë politike parlamentare dakordohen që përgjegjësia fondamentale për mbarëvajtjen e procesit të dialogut i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës si organi më i lartë legjislativ e vendimmarrës i Republikës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës më votë të kualifikuar ( 2/3 e deputetëve) miraton platformën shtetërore për dialogun, e cila do të shërbejë si dokumenti bazë i parimeve themeltare dhe pozicioneve shtetërore karshi dialogut e agjendës së tij, por edhe udhërrëfyesin e patejkalueshëm në këtë proces të rëndësishëm të dialogut”, thuhet tutje në propozim deklaratën e partive politike për dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/