Propozim-buxheti i komunës së Gjevgjelisë për vitin 2017, që është projektuar të jetë 826,8 milionë denarë dhe është miratuar nga Këshilli i komunës në fjalë, është hedhur në diskutim publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shërbimit për informim të kësaj komune, dokumenti financiar është vendosur në faqen e internetit të komunës, si edhe do të shpërndahet deri te të gjitha bashkësitë lokale.
Diskutimi publik për buxhetin e komunës së Gjevgjelisë do të zgjatë deri më 22 dhjetor./Telegrafi/