Federata e Rusisë ka pranuar që kompania amerikane Pfizer të kryej testime për pilulën eksperimentale kundër COVID-19.
Siç shkruan Reuters, deri më tani 90 rusë kanë përdorur pilulën e re të Pfizer të quajtur Paxlovid, e cila pritet që të jetë me një efektivitet prej 89 për qind në të gjithë personat që e marrin.
Këto testime kanë filluar më 12 nëntor 2021 dhe do të vazhdojnë deri në mars të vitit 2023.
Rusia vazhdimisht ka shpërndarë propagandë kundër vaksinës në Perëndim, ndërsa veprimet e fundit duket se janë pikërisht kundër asaj që Rusia deklaron, duke u bërë pjesë e testimeve dhe vaksinimeve të cilat janë e vetmja mënyrë për të ndaluar pandeminë COVID-19.
Kujtojmë se Rusia ka vaksinën e saj të quajtur Sputnik V, e cila kryesisht po refuzohet nga popullata ruse dhe të cilët kanë gjetur mënyra kreative për të marr vaksina të miratuara nga vendet perëndimore. /Telegrafi/