Site icon Telegrafi

Propagandë për ISIS-in, ngritët aktakuzë edhe ndaj një personi në Mitrovicë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndaj të pandehurit B.Q nga Mitrovica për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.Q. në vazhdimësi gjatë vitit 2017 përmes rrjetit social “facebook” me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke i përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë, duke bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për XHIHAD, e që gjatë muajit nëntor të vitit 2017 në llogarinë e tij të rrjetit social “facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese, ka njoftuar Prokuroria përmes një komunikate për media.

Exit mobile version