Telegrafi

Propaganda serbe: Po na minojnë trenin, lutet Policia e Kosovës të kontrollojnë binarët!

Mediat serbe shkruajnë se njësitet speciale të Policisë së Kosovë po verifikojnë hekurudhat në veri të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Mediumi serb, pravda.rs shkruan se nga Prishtina kanë ardhur incizime ku “shihen persona të maskuar që lëshojnë eksploziv”.

Hekurudha nga veriu i Mitrovicës deri te kufiri me Serbinë është 40 kilometra i gjatë. Treni nga Beogradi tash veç ka mësyrë Kosovën. /Telegrafi/