Telegrafi

Propaganda e medieve ruse, si dezinformuan se Kosova po planifikon sulme ndaj serbëve më 1 shtator

Muajin e kaluar mediet ruse kishin dezinformuar se Kosova do të sulmonte Serbinë më 1 shtator.

Russia Today (RT), medie e mbështetur nga Kremlini, ka publikuar një video kinse përgatitjes që po bëhet nga Kosova për një veprim të tillë.

Gazetarja dhe analistja amerikane, Ivana Stradner me anë të një shkrimi në Twitter kishte paralajmëruar për luftën informative ruse dhe synimet e saja në Kosovë.

“Muajin e kaluar Rusia tha se Kosova do të sulmonte Serbinë më 1 shtator. Dy ditë më parë, unë paralajmërova për luftën informative dhe synimet e Rusisë në Kosovë. Mediet e kontrolluara nga Rusia kanë publikuar sot një video për një luftë të re në Kosovë”, shkruan Stradner.

Kujtojmë se Marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është arritur më 27 gusht në Bruksel, takim ky që u mbajt mes Kosovës e Serbisë pas vendosjes së reciprocitet, e që u pasua me barrikada nga serbët më 31 korrik në veri.

Lexo po ashtu Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për letërnjoftimet, Sveçla: Po mbrojmë interesat e shtetasve tanë

Në takimet Kosovë-Serbi ishte edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar. /Telegrafi/