Telegrafi

Propaganda e Koresë së Veriut: Raketat tona i kthejnë tanket e armikut në ‘kunguj të zier’ (Video)

Lideri i Koresë së Veriut, e ka përcjellë lansimin e raketave antitank, që janë shumë precize dhe efikase.

Nuk janë bërë publike fotografitë se si duken këto raketa, për të cilat thuhen fjalë shumë të mëdha.

Televizioni shtetëror me bazë në Phenian, e ka publikuar një kronikë pa zë, ku shihet Kim Jong-Un duke përcjellë lansimin, transmeton Telegrafi.

Këto raketa që komandohen me laser, kanë ‘vargun më të gjatë të qitjes në botë dhe janë më të sakta se caku i snajperit’.

Gjithnjë sipas televizionit të kontrolluar nga Jong-Un, këto raketa janë aq të afta, sa që mund të kthejnë në ‘kungull të zier’ secilin tank të armikut. /Telegrafi/