Telegrafi

Propaganda e ISIS-it, 11-vjeçari me thikë në dorë kërcënon – disa orë më vonë qëllohet për vdekje nga policia çeçene derisa tenton të kryej sulm (Foto/Video)

Një video propaganduese e ISIS-it, shfaq një djalë 11-vjeç i cili kërcënon se do t’ia presë kokat armiqve, por raportohet se disa orë më vonë ai dhe vëllai i tij përplasën veturën e tyre drejt policisë në Çeçeni.

Mukhamad-Amin Akhamatkhanov derisa mbante në dorë një thikë, dëgjohet duke kërcënuar, transmeton Telegrafi.

Ky adoleshent së bashku me vëllain e madh Elakh, 17-vjeç, ishin qëlluar për vdekje në po të njëjtën ditë kur është realizuar videoja, derisa tentuan që me veturën e tyre Mercedes të godasin policinë në Grozny.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shpërthen vetura të cilën e ngiste Elakh Akhmatkanov, që po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të policisë. Megjithatë, si pasojë e këtij veprimi të tyre ka humbur jetën një polic dhe tre tjerë janë lënduar.

Trupat e tyre të mbuluar në gjak janë parë duke u ekzaminuar nga policia, ndërsa sulmi ka ndodhur në korrik të këtij viti, e videoja është publikuar këto ditë. /Telegrafi/