Me të përmendur fjalën “Pronto”, mendja mund t’iu shkojë te shumëçka, por jo te një serial.
E në fakt, duket se një projekt i ri kinematografik është gati të nisë së shpejti, pikërisht nën këtë emër.
“Pronto Baza” është tashmë një serial i iri, i cili do të nisë shumë shpejt transmetimin.
E gjithë ngjarja zhvillohet në një qendër të thirrjeve, ku tre personazhe do të përballen me thirrje nga më të ndryshmet, në kërkim për të shitur produktet.
Buta, Buqja dhe Bufi janë tre personazhet e këtij seriali, të cilët do të bëjnë për të qeshur shikuesit me sfidat e tyre në qendrën e thirrjeve.
“Pronto” ka publikuar edhe ‘trailer’-in në rrjetet sociale, duke paralajmëruar së shpejti nisjen e tij. /Telegrafi/