Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë pasi janë dëgjuar krismat, madje dëshmitarët pohojnë se kanë parë autorin të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton Noa.
Më vonë, policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar personin e dyshuar për vrasje. Uniformat blu kanë ndaluar dhe shoqëruar shtetasin Andra Berberi, i cili ka qëlluar me armë zjarri Luan Pujën. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas plagëve të marra në kokë.
Mësohet se pronësia është shkaku i grindjes dhe më pas edhe goditjes për vdekje mes dy personave. /Telegrafi/