Site icon Telegrafi

Pronat ku do të ndërtohen rezidencat qeveritare shpallen me interes të veçantë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare” Prishtinë.

Miratimi i këtij propozimi u bë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Këto prona janë në zonën kadastrale:  Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, komuna e Prishtinës dhe zona kadastrale: Graçanicë dhe Badovc.

Exit mobile version