Kuvendi i garanteusve të xeheroreve ”Zletova” dhe ”Toranica” sot në gjykatën themelore të Shtipit vendosën të pranojnë ofertën prej 3.5 milion euro të kompanisë bullgare ”Ministroj”, për blerjen e 60% të pronave, ku hyjnë ndërtesat administrative, flotacionet, maqineria dhe prona tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë rast, garantuesit e mëdhenj i mbivotuan ata më të vegjël, të cilët janë të revoltuar dhe thonë se me çmimin e ofruar, administrata e falimentimit nuk do të arrijë t’u paguaj as 20%-in e kërkesës së tyre.
Me shitjen e pornave të minierave, 1000 punëtorët do t’i marrin tre rrogat e pa paguara, ndërkaq Sindikata pret rifillimin e punëve./Telegrafi/