Site icon Telegrafi

Pronarja u befasua nga ajo që bën qeni i saj kur është vetëm në shtëpi

Pronarja e një Doberman shpërndau një video në profilin e saj në TikTok, në të cilën ajo tregon se vendosi kamera në shtëpinë e saj për të zbuluar se çfarë bën qeni i saj, Obi kur është larg dhe ajo që pa e habiti atë.

Në videon, e cila është parë nga 4.2 milionë njerëz, mund të shohim Obin duke kërcyer mbi tavolinën e kuzhinës.

“Kush e di se sa kohë e ka planifikuar këtë?”, pronari i Obie bëri shaka në përshkrimin e videos.

“Të gjithë thonë se është i mërzitur, por mua më duket sikur po kalon shumë mirë”, “dyshemeja është lavë”, “I pëlqen të ndihet lart”, “Sa herë i thosha mamit që nuk e gërvishtja tryezën, ajo nuk më besoi”, “Mësoi se ka lirinë e zgjedhjes”, janë disa nga komentet humoristike që shikuesit lanë në video. /Telegrafi/

@obithedoby How long has he been plotting this? #tiktokdogs #dogsontiktok #dogtok #dogsoftiktok #dogsvideos #dogvideos #doberman #dogtiktoktrends #fyp ♬ Sirtaki (Zorba the Geek) – LucasGitanoFamily
Exit mobile version