Një qeni i është dhënë një lamtumirë e fundit jo e zakonshme pasi pronarja e tij tha se e meritonte respektin e njëjtë si çdo anëtar i familjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni 11 vjeç, u nda na pronarja e tij në ditën e Krishtlindjes, pasi vuajti një arrest kardiak në tryezën e operacionit.
Dhe i prekur nga humbja e qenit, pronarja Sasha Smajic, 37 vjeç, tha se nuk hëngri për një javë pas humbjes së tij.
Kështu, në total ajo thuhet të ketë shpenzuar rreth 5 mijë euro, vetëm në funeralin e tij.
Sasha tha: “Nuk mendoj se do të festoj edhe një tjetër Krishtlindje. Unë nuk mendoj se do të kisha ndonjëherë forcën për ta bërë këtë – një pjesë e mia ka shkuar”.
“Nuk mendoj se ne duhet të bëjmë dallim [midis kafshëve dhe njerëzve]. Nëse vendosni të keni një kafshë atëherë ju keni vendosur të keni një fëmijë në familjen tuaj dhe ata duhet të kenë të njëjtin respekt si njerëzit”. /Telegrafi/