Telegrafi

Pronarja rrëzohet keq nga qentë e saj (Video)

Në Shtetet e Bashkuara është filmuar një pronare e paemëruar, që tërhiqet nga qentë e saj dhe rrëzohet për toke.

Derisa po i nxirrte për shëtitje, dy nga kafshët shtëpiake që i mbante të lidhura nisën të vrapojnë dhe e tërhoqën zvarrë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ra në beton, duket se ajo nuk ka marrë lëndime të rënda dhe ia ka dalë të ngrihet sërish.

“Rregulli kryesor kur mbani qen, është se duhet të jeni më të fortë se ai”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/