Telegrafi

Pronarja me paterica – vdiq duke qeshur kur pa se çfarë po bënte qeni i saj

Steph Najar nga Meksika së fundmi pati një aksident.

Ajo lëndoi këmbën e majtë dhe përfundoi me paterica, ndërsa kafsha e saj, Polo e bëri të qeshte deri në lot pasi kuptoi se ai po e imitonte.

Domethënë, në fillim Steph mendoi se ishte lënduar edhe kafsha e saj me katër këmbë. Ajo shikoi putrën e tij dhe kuptoi se gjithçka ishte në rregull, transmeton Telegrafi.

Më pas ajo filloi të filmonte atë që po ndodhte në shtëpi dhe kuptoi se Polo çalon vetëm kur e ndjek.

“U habita shumë kur kuptova se ai ishte në solidaritet me mua”, tha Steph.

Ajo publikoi klipin e shkurtër në TikTok, ku u bë viral muajin e kaluar me më shumë se pesë milionë shikime. /Telegrafi/

@stephmnr #perrostiktokers #parati #perritos #funnyvideo ♬ Funny Song – Cavendish Music