Qeni i quajtur Crowley e ka bërë të qeshë pronaren, e cila po ngiste nëpër një autostradë në Virginia të Shteteve të Bashkuara.
Derisa vetura ishte në shpejtësi, qeni kishte nxjerrë kokën nga dritarja e tavanit dhe dukej sikur donte të zinte diçka më dhëmbë, transmeton Telegrafi.
“Po përpiqet ta hajë ajrin” ka shkruar ajo, me përpjekjen e tij të pazakontë.
Ngjarja është pëlqyer shumë në rrjetet sociale, duke u shpërndarë shumë brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/