Telegrafi

Pronarja flenë derisa hajdutja e qetë shëtitet nëpër apartamentin e saj (Video)

Një hajdute kishte bërë lëmsh një apartament të tërë, duke i vjedhur pronares paratë nga çanta, stolitë e arit dhe një orë të shtrenjtë.

Por, duket se ajo nuk ishte në dijeni se e gjithë vjedhja është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda apartamentit, transmeton Telegrafi.

“Pasi e kam parë videon e kam kuptuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka deklaruar për gazetarët pronarja e apartamentit të plaçkitur Laura Lucas.

Por është interesant fakti se si qeni i Lauras nuk kishte lëshuar as edhe një zë, madje i është ofruar hajdutes për ta përshëndetur.

Dhe kur ajo e kuptoi se nuk do ta kafshojë, hajdutja ishte rikthyer në shtëpi për t’i marrë çelësat e veturës Audi të parkuar para hyrjes së ndërtesës.

Lucas thotë se është aq e frikësuar nga ai rast, sa që po thuajse asnjë natë nuk po e bën gjumin rehat. /Telegrafi/