Pronarja e një picerie italiane në qendër të një ‘stuhie interneti’ në lidhje me homofobinë nga njëra anë dhe një mashtrim të supozuar marketingu nga ana tjetër, është gjetur i vdekur, njoftoi sot agjencia e lajmeve ANSA.
Trupi i pronares së Le Vignola në Sant’Angelo Lodigiano, në veri të vendit, u gjet dje në breg të lumit pranë picerisë së saj, transmeton Telegrafi.
Ajo fitoi vëmendjen e opinionit pas një përgjigjeje të ashpër ndaj një vizitori, që u ankua në një postim në internet se duhej të ulej pranë “disa burrave homoseksualë” dhe “një djali në një karrocë që mezi hante”.
Postimi ishte fshirë më vonë, ndërsa pronarja e picerisë u lavdërua për përgjigjen e saj kur i tha një klienti, se nuk ishte më i mirëpritur në restorantin e saj.
Postimet e tjera në mediat sociale vunë në dyshim versionin e saj. Një gazetar i njohur sugjeroi se ishte sajuar dhe e akuzoi gruan për një marifet marketingu.
Shkaku i vdekjes së saj mbetet i paqartë dhe është urdhëruar një autopsi. Policia gjeti veturën e gruas në breg të lumit ku u gjet edhe trupi i saj.