Site icon Telegrafi

Pronarja e Dijamed demanton se i është bllokuar llogaria

Vera Ivanova, pronare e Dijamed Maqedoni, kompani e cila në fillim të muajit është shitur kompanisë suedeze Dijaverum thotë se deri tani nuk kanë marrë asnjë njoftim se i është bllokuar llogaria bankare personale. Ajo thotë se nuk janë bllokuar as llogaritë e Dijamed Maqedoni.

Ajo pohon se ajo është e vetmja ish-pronare e Dijamed Maqedoni dhe se asnjë person tjetër nuk është e përfshirë në pronësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse deri tani disa herë kam reaguar një të thëna të përafërta, dëshiroj që përsëri t’i demantoj informatat e gabuara që publikohen në opinion, nga ana e burimeve të paidentifikuara. Në interes të informimit të drejtë të publikut, do të dëshiroja të them disa fakte: Unë, Vera Ivanova jam e vetmja, ish-pronare e Dijamed Maqedoni, kompani e cila nga 01.11.2018 është marrë nga Diaverum nga Suedia. Asnjë person tjetër, përveç meje në asnjë moment, nuk ka marrë pjesë në pronësinë, as në themelimin e Dijamed Maqedoni. Vërtetësia ime mund të kontrollohet në mënyrë të thjeshtë në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë”, tha Ivanova.

Lexo po ashtu Prokuroria Publike konfirmon: Është kërkuar ndalimi i transaksioneve në Monako

Ajo thotë se habitet se pa asnjë dokument zyrtar nga organet shtetërore, gjatë ditës së sotme ka marrë informacione se është dhënë ndonjë vendim për ngrirjen e mjeteve që gjendet në llogarinë private dhe se për këtë do të ndërmerr procedurë përkatëse juridike ku do të kërkojë sqarim zyrtar nga organet kompetente./Telegrafi/

Exit mobile version