Site icon Telegrafi

Pronarja dembele e nxjerrë qenin në shëtitje, por nuk del nga vetura (Video)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar një grua, që e kishte nxjerrë qenin në shëtitje, ndërsa vet qëndronte në veturë.

Amanda Brajkovich e ka xhiruar rastin me kamerën e telefonit, dhe e pa publikuar videon, në përpjekje të identifikimit të pronares së papërgjegjshme.

Qeni është dashur të vraponte, meqë veturë ka lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, qeni ka rrezikuar të futet në çdo moment nën makinë. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=rtu6LDF6W-4

Exit mobile version