Vicky Galbraith nga Londra, pretendon se qeni saj Theodor është më shkatërrimtari ndonjëherë, pasi i ka shkaktuar dëme në vlerë të mijëra eurove.
Anësoret e shtretërve, dyshekët, vazot e luleve, tapetat e mureve, madje edhe bravat e dyerve, janë disa prej gjërave që 32-vjeçarja është dashur t’i riparonte shkaku i qenit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo vazhdon ta mbajë në shtëpi dhe të kujdeset për të, ndërsa në të shumtën e rasteve, e sheh edhe anën komike në këto situata.
“E kishte futur kokën në shportën e mbeturinave, ndërsa në qafë i kishte mbetur kapaku. Vazhdonte ta mbante me krenari, sikur të ishte ndonjë qafore e shtrenjtë”, ka thënë Galbraith.
Menaxherja e biznesit, brengoset se Theodor mund të përpijë ndonjë pjesë, të shqyer prej objekteve të ndryshme që i kafshon, prej papuçeve, peshqirëve, e tepihëve, deri te orenditë shtëpiake. /Telegrafi/