Site icon Telegrafi

Pronari zhvendoset në apartamentin e ri, zbulon një trup të vdekur nën shtrat – aty kishte qëndruar për gjashtë muaj

Një burrë që po hynte në shtëpinë e tij të re gjeti një kufomë të vdekur e cila kishte mbetur rreth gjashtë muaj atje, e mbetur e fshehur në një kuti nën shtratin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pastruesit e punësuar nga pronari i apartamentit në Indi ata që kanë bërë zbulimin e tmerrshëm të dielën pas marrjes së qasjes së në apartamentin e mbyllur më parë.

Apartamenti në fjalë, i vendosur në qytetin qendror të Bhopalit, ishte blerë nga Ramvir Singh Rajput në korrik të vitit 2018.

Ai nuk kishte qenë në gjendje të hynte në shtëpinë e tij të re pasi pronarët e mëparshëm kërkonin më shumë kohë për të liruar para se të zhdukeshin, duke e lënë pronën të mbyllur.

Pas muajsh përpjekjesh për të hyrë në apartament, Z. Rajputit iu dha më në fund drita e gjelbër për të pasur një çelës të kopjuar.

Kështu ai kishte angazhuar pastruesit, gjë e cila çoi në gjetjen e kufomës.

Autoritetet kanë konfirmuar që trupi ishte i pronarit të mëparshëm të banesës, Vimla Shrivastava.

Djali i saj Amit, 32 vjeç, i cili jetonte në banesë me të, nuk gjendet askund, njoftoi Times of India.

Autoritetet kanë zbuluar se trupi i Shrivastava është gjetur në një kuti të mbështjellur në një batanije pambuku dhe rroba.

Megjithëse policia beson se trupi i gruas ka qenë atje për gjashtë muaj, kufoma nuk ishte dekompozuar.

Tani është duke u zhvilluar një kërkim për djalin e Shrivastava, Amit, të cilin autoritetet lokale e kanë quajtur “të shqetësuar mendërisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version