Site icon Telegrafi

Pronari zemërgjerë: Paguan punëtorët sikur të kishin punuar 5 ditë në javë, edhe pse në fakt punojnë vetëm 4 ditë (Video)

Jeni mësuar të punoni nga e hëna deri të premten, por një kompani në Zelandë të Re është duke menduar ta ndërrojë këtë qasje, dhe t’ua mundësojë punëtorëve të punojnë 4 ditë dhe të paguhen sikur të kishin punuar 5 ditë.

Në mars të këtij viti pritet të hyjë në fuqi vendimi i kompanisë “Perpetual Guardian”, kompani kjo e cila planifikon që 200 punëtorët t’i paguaj për gjashtë javë sikur të kishin punuar 5 ditë në javë e jo 4, me qëllim që të vlerësojë ndikimin dhe rritjen e produktivitetit të tyre në punë nëse kalojnë më shumë orë me familjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Paga e tyre nuk do të ndryshojë gjatë gjashtë javëve, edhe pse ata do të punojnë 4 ditë por do të paguhen sikur të kishin punuar 5 ditë.

“Ka raste kur punëtorët punojnë më shumë dhe paguhen njëjtë, por ne nuk veprojmë kështu”, ka deklaruar themeluesi i kompanisë “Perpetual Guardian, Andreë Barnes.

“Ne besojmë se nëse punëtorët kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, ata do të jenë më produktiv”, ka deklaruar Christine Brotherton, bashkëthemeluese e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version