Site icon Telegrafi

Pronari i tmerruar nga pitoni i gjatë pesë metra, që hyri mes mureve të shtëpisë (Video)

Ekspertët e gjarpërinjve nxorën nga muri i një shtëpie në Bangkok të Tajlandës, pitonin e gjatë pesë metra.

Somchai Subdag ka qenë duke shikuar televizion, kur prapa paneleve, dëgjoi një zhurmë të mbytur, transmeton Tlegrafi.

Pasi nuk po qetësohej, 45-vjeçari vuri veshin derisa kuptoi se brenda ka hyrë diçka e gjallë dhe po lëvizte. Ai ka ftuar kapësit e reptilëve, të cilët pasi e lokalizuan, thyen murin dhe e nxorën përjashta.

“Isha i tmerruar, sepse mund të më dilte nga tavani dhe të na kafshonte derisa jemi në gjumë”, ka thënë pronari Subdag. /Telegrafi/

https://youtu.be/OD-h9MVGdAc

Exit mobile version