Telegrafi

Pronari sulmohet nga çita e mbajtur në shtëpi, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Qentë dhe macet në shtëpi janë pamje e zakonshme. Megjithatë, mbajtja e një çite si kafshë shtëpiake është dukuri mjaft e pazakontë.

Së fundmi, videoja ku shfaqet një çita duke e goditur një influencues të Pakistanit është bërë virale në rrjete sociale.

Klipi është shpërndarë në Instagram nga Nouman Hassan, përcjell Telegrafi.

Videoja tronditëse tregon një çita të ulur mes dy burrave. Ndërsa Hassan përpiqet ta përkëdhelë kafshën në kokë, ajo shqetësohet dhe e godet.

Ende nuk dihet nëse influencuesi ka pësuar ndonjë lëndim.

Që nga postimi, videoja ka grumbulluar miliona shikime dhe pëlqime dhe ka ngjallur reagime të shumta.

“Me fat që nuk e kafshoi”, shkroi një përdorues.

“Mos i mbani kafshët e egra si shtëpiake, ato e meritojnë të jenë të lira”, shkroi një tjetër.

Ndryshe, Hassan ka edhe luanë në koleksionin e tij privat të kafshëve të cilin e bleu nga një ankand i kopshtit zoologjik Safari të Lahore.

Kopshti nxori për shitje luanë dhe tigra për të zvogëluar shpenzimet. /Telegrafi/