Një pronar është shqyer për vdekje nga qeni i tij, derisa ishte duke u intervistuar nga stafi i BBC, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas medieve të huaja, policia ka thënë se bëhet fjalë për një 41-vjeçar i cili vdiq pasi u kafshua në qafën e tij në Wood Green, Londrën Veriore.
Thuhet gjithashtu se stafi i BBC ishin të pranishëm në atë kohë, pasi burri ishte duke marrë pjesë në një dokumentar.
Një zëdhënës i BBC ka thënë: “Ne jemi të njoftuar për një incident, por nuk mund të komentojmë më tej, pasi rasti është duke u hetuar”.
Policia u thirrën në shtëpinë e tij në 10:25 të darkës të së hënës së kaluar, por ai u deklarua i vdekur në spital në orët e para të ditës së nesërme. /Telegrafi/