Dy zonja në Paris janë detyruar të kërkojnë një restorant tjetër për të shuar urinë, pasi një pronar i një restoranti luksoz në periferi të këtij qyteti të cilin ato e kishin vizituar, ka refuzuar t’iu shërbejë.
Bëhet fjalë për një restorant që figuron në udhërrëfyesin e Parisit, i njohur si Le Cenacle që gjendet në lagjen Tremlay-en-France, transmeton Telegrafi.
“Terroristët janë myslimanë dhe të gjithë myslimanët janë terroristë. Ata së fundmi kanë vrarë një prift. Ky është një shtet laik, dhe kam të drejt të shprehi opinionin tim. Nuk ju dua këtu”, ka thënë i nervozuar pronari i restorantit.
Por gratë të cilat janë refuzuar nga pronari i restorantit, kishin mbetur të shokuara dhe madje kishin deklaruar se nuk dëshirojnë që një racist si ai t’iu shërbejë.
Pas këtij incidenti, pronari i restorantit është marrë në pyetje nga policia nën dyshimin për diskriminim. Por në fund ai ka kërkuar falje.
“E kam kaluar çdo kufi. Kërkoj falje, por miku im është vrarë në sulmin terrorist në Batlacan, dhe prej atëherë kam filluar t’i ngatërrojë gjërat. Nuk besoj në atë çfarë kam thënë, komentet e mia nuk përfaqësojnë atë çfarë vërtetë mendojë”, ka deklaruar ai për mediat lokale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LaaFO_E_Cd8