Site icon Telegrafi

Pronari i qenit zbuloi arsyen mallëngjyese pse kafsha e tyre ka frikë nga bora

Holden Blanco dhe gruaja e tij, Elizabeth Hasier nga Filadelfia kanë zbuluar arsyen pse zagari i tyre i adoptuar ka frikë nga bora.

Ata thonë se e shpëtuan qenin në vitin 2021. “Ne e shpëtuam Paulin jashtë pistës së hipodromit në vitin 2021. Ai është duke u rehabilituar për të jetuar në shtëpi”, tha Blanco për Newsweek.

Si një qen garash, Paul nuk ishte zbutur dhe fillimisht luftoi për t’u përshtatur. Kjo nuk është e pazakontë në mesin e ish zagarëve të garave. “Në fillim ai ishte mjaft i rënduar dhe i shqetësuar gjatë gjithë kohës”, tha Blanco.

Pronarët e Paulit vunë re se qeni i tyre kishte frikë nga bora, sepse ai kurrë nuk e kishte përjetuar atë. Domethënë, ai u rrit në Florida me diell. Blanco tha se jeta e kaluar e Paulit e la atë me një “frikë irracionale për shumicën e gjërave”.

“Pasi vuajti si vrapues, ai vetëm tani filloi të sillej si një qen i vërtetë. Kishte gjëra në dukje normale që e çmendën vërtet. Në fillim ai kishte frikë edhe nga shkallët sepse nuk i kishte parë kurrë dhe urrente t’i ngjitej. Ishte vetëm pas disa javësh praktikë që më në fund filloi të relaksohej dhe i kuptoi shkallët si koncept”, thotë pronari.

@riskitallpaul Snow is paul’s #1 enemy ? he was so brave im so proud of him ??#greyhoundsoftiktok #greyhound ♬ Lil Boo Thang – Paul Russell
Exit mobile version