Site icon Telegrafi

Pronari që ia preu veshtë qenit, gjeti një arsyetim shumë të çuditshëm (Foto, +18)

Një burrë nga Wrexhami i Walesit, është gjetur fajtor që ia ka prerë qenit veshtë, në mënyrë që ta bënte më të ‘egër’ për dyluftime.

Christopher Griffiths është zbuluar, pasi fqinjët e kanë dëgjuar kafshën duke lëshuar zëra nga dhimbja, ndaj e kanë telefonuar Policinë.

Kur është paraqitur në Gjykatë, ai e ka dhënë një dëshmi të rrejshme dhe të çuditshme, në përpjekje për të mohuar prerjen e veshëve, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se i ka hyrë ë shtëpi një hajn, që e ka rrahur duke e lënë pa ndjenja, dhe pasi është zgjuar e ka parë qenin e prerë dhe të gjakosur. Por, hetuesit kanë gjetur se askush nuk i ka hyrë atij në shtëpi, ndërsa të gjitha faktet tregojnë se ai e ka kryer ndërhyrjen, sepse merrej me luftëra të qenve.

Burri që dyshohet të ketë kriza mentale, është dënuar për mizori mbi kafshë dhe shkaktim të lëndimit të qëllimshëm, por ende nuk i është dhënë dënimi.

Në anën tjetër, qeni me ngjyrë kafe është shëruar dhe ka gjetur një familje që po e strehon. /Telegrafi/

Exit mobile version