Nuk është sekret që sheikët e Katarit dëshirojnë të zgjerojnë praninë e tyre në futbollin evropian, duke u bërë pronar të disa klubeve.
Nasser bin Ghanim Al-Khelaifi është pronar aktual i Paris Saint-Germain, por dalëngadalë është duke u futur edhe në Angli, pasi dëshiron ta blejë Leeds Unitedin.
Pronari aktual i skuadrës angleze, Andrea Radrizzani, thuhet se ka arritur marrëveshje për shitjen e klubit te sheikët nga Katari, por që ende nuk është zbuluar shuma.
Skuadrat angleze në sezonin e ri do të luajë sërish në Championship, pasi dështuan të futen në Ligën Premier, mirëpo që mund të bëhen një superfuqi në futbollin evropian.
Raportohet se Radrizzani është duke kërkuar 500 milionë euro për shitjen e klubit, ndërsa marrëveshja do të nënshkruhet në Katar.
Al-Khelaifi thuhet se ka raporte të mira me italianin, andaj kjo ka bërë që marrëveshja të finalizohet shpejtë dhe në ditët e ardhshme do të bëhet zyrtarisht nënshkrimi i marrëveshjes dhe prezantimi para mediave. /Telegrafi/