Telegrafi

Pronari përzgjedh në mënyrë bizare personat që duan të marrin banesë me qira (Foto)

Fergus Wilson nga Kenti i Anglisë, jep banesa me qira, por ka një listë me kritere dhe ua ndalon qasjen disa personave.

Pronën e 69-vjëçarit nuk mund ta marrin me qira gratë e dhunuara, sepse burrat e tyre janë të dhunshëm e mund t’ia shkatërrojnë banesën, transmeton Telegrafi.

Prindërit me fëmijë nën 18-vjeç, nënat dhe etërit e shkurorëzuar dhe të rriturit e pamartuar, nuk munden po ashtu të jenë qiraxhinjtë e tij.

Pronari i banesave dhe gruaja tij Judith, me kritere bizare për qiraxhinjtë

Në të njëjtën kohë, edhe ata që kanë të ardhura të vogla, që janë nën mbrojtje sociale dhe kanë punuar zero orë, janë të privuar nga banimi në atë vend.

Madje, Wilson dhe gruaja tij Judith, i konsiderojnë banesat aq luksoze sa që në to nuk bën të jetojnë ata që punojnë si riparues të krojeve apo sistemit të kanalizimit.

“Si çdo biznes tjetër edhe ne kemi rregullat tona, të cilave duhet t’ju përmbahen. Kemi investuar shumë, nuk duam asnjë dëmtim apo prishje qetësie”, është arsyetimi që ka dhënë pronari Wilson, lidhur me këto ndalesa. /Telegrafi/