Pronari i një struci të quajtur Chris ka paralajmëruar qytetarët që të mos përpiqen ta kapin atë sepse ai mund të vrapojë 64 km/h dhe “godet shumë fort”.
“Është më mirë ta lini të qetë”, tha Stephen Alleyne për zogun.
Bëhet e ditur se Chris ka qenë i lirë për katër muaj që kur fusha e tij u përmbyt nga rritja e nivelit të ujit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai ka kaluar gati një muaj duke iu shmangur ofertave për ta kapur atë përsëri.
Që atëherë struci ka udhëtuar në Suffolk, në luginën Waveney, dhe fshatrat Yaxley, Mendlesham, Wetheringsett dhe Bedingfield të Anglisë.
Por, askush nuk ka mundur ta kap, pasi sa herë që njerëzit i janë afruar ai ka ikur shpejt.
Edhe pse pronari i tij ka theksuar se zogu mund të joshet me ushqim, ai përsëri i ka këshilluar njerëzit që të mos tentojnë ta kapin atë për shkaqe sigurie. /Telegrafi/