Site icon Telegrafi

Pronari nuk i dha rrogën në Gjermani, vetëvritet i riu shqiptar nga Fieri, babai mes lotëve kërkon ndihmë

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qënë shkaku që 33- vjecari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim (Gori) Lalaj, e mori disa orë më parë.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm , i moshuari tregon mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish patur tre ditë më parë ku i kish treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33-vjeçarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kërkoj ndihmë që të marr trupin… se nuk kemi mundësi, (tha babai mes lotëve). Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha nuk e bëj më këtë gabim. Kaloi në depresion”, u shpreh i ati i Lalaj.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25,000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen. /Telegrafi/

Exit mobile version