Shumica e kafshëve shtëpiake jetojnë shumë më shkurt se të zotët e tyre, ndaj për qentë thuhet se janë “trishtimi në ardhje”.
Nuk është e lehtë për asnjë pronar që t’i thotë lamtumirë kafshës së tij shtëpiake, qoftë ajo një qen, një mace apo një kafshë e tretë, ndaj nuk është për t’u habitur që një detaj në zyrën veterinare bëri të qajnë qindra mijëra njerëz në mbarë botën.
Gjegjësisht, pronari i një qeni kishte shkuar te veterineri dhe derisa ka pritur që të ekzaminohet kafsha e tij, ka vërejtur një qiri të ndezur në tavolinën e regjistrimit.
@oscarthepugglelondon I was not prepared for the sudden realisation 💔 #dogpassingaway #rainbowbridge #flyhigh
“Kur ndizet një qiri, do të thotë se dikush po i thotë lamtumirë kafshës shtëpiake. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në këtë moment dhe të qëndroni sa më të qetë”, thuhej në mesazhin ku shpjegohej qiriri i ndezur.
Pronari i qenit e regjistroi situatën dhe e postoi në TikTok, ndërsa videoja deri më tani ka mbledhur më shumë se një milion shikime.
“Faleminderit, kjo më bëri të qaj”; “Veterineri im bëri të njëjtën gjë kur i thashë lamtumirë qenit tim”; “Kanë kaluar tre vjet dhe ende nuk jam shëruar”; “Të gjithë veterinerët duhet ta bëjnë këtë”; “Dhimbja për një kafshë shtëpiake nuk mund t’i shpjegohet dikujt që nuk e ka ndjerë atë dashuri” – janë vetëm disa nga komentet poshtë videos që trishtuan shumë njerëz. /Telegrafi/