Site icon Telegrafi

Pronari i një lokali belg “themelon fenë e tij”, për të anashkaluar rregullat e bllokimit

Një veprim i një pronari të një lokali belg ka zënë titujt e medieve vendase pasi ka njoftuar se do të fillojë “fenë e tij” në mënyrë që të përfitojë nga rregullat aktuale të coronavirusit që lejojnë lejimin e ceremonive fetare, por detyron baret të qëndrojnë të mbyllura.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Xavier Troisi, pronar i Café Crayon në Ostend, shkroi në Facebook për të zbuluar idenë e tij, sipas të cilës në parim do ta lejojnë atë të shohë 15 klientë çdo të diel.

“Ndjekës, adhurues dhe të tjerë! Ata që besojnë në Crayon-izëm janë tani të mirëpritur të marrin pjesë në shërbim çdo të diel në 11:00 të mëngjesit”, shkroi Troisi, në postimin thjesht satirik.

Pavarësisht interesit në rritje për pretendimin e tij, Troisi e bëri të qartë se ai nuk kishte ndërmend të shkonte me planin.

“Për hir të qartësisë, sigurisht që nuk kam ndërmend të krijoj komunitetin tim fetar”, ka thënë ai për Bruksel Times. “Ishte më shumë një grumbullim zhgënjimesh të shprehura në një postim pseudo-shaka”.

“Unë mendoj se autoritetet dërgojnë një sinjal të gabuar duke lejuar një komunitet të bëjë atë që të tjerët nuk lejohen të bëjnë”, tha Troisi, duke iu referuar përmbysjes së ndalimit të shërbimeve fetare nga Këshilli i Shtetit, pas ankesave nga komuniteti hebre. /Telegrafi/

Exit mobile version