Telegrafi

Pronari i një klubi nate në Porto Riko vritet, e gjithë ngjarja transmetohet live në Facebook (Video, +18)

Pronari i një klubi të natës në Porto Riko është vrarë, derisa e gjithë ngjarja është transmetuar live në Facebook.

Omar Rolon Sanyuzt ishte pronar i klubit Los Mero Mero në Porto Riko, kurse në videon shihet se si ai qëllohet derisa po qëndronte i ulur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Puerto Nuevo, ku 44-vjeçari që shikonte në kamerën e telefonit që po transmetonte gjithçka live në Facebook qëllohet nga pas.

Edhe pse pasi dëgjon të shtënat kthehet me shpejtësi, ai qëllohet disa herë, ndërsa pamjet janë edituar për shkak të përmbajtjeve të rënda.

Në sfond dëgjohet një grua duke bërtitur nga frika dhe menjëherë fillojnë komentet në Facebook. /Telegrafi/