Telegrafi

Pronari ndërtoi një ashensor për macen 20-vjeçare

Liam Thompson, një YouTuber nga Auckland, Zelanda e Re, ka ndërtuar një ashensor që transporton në mënyrë të sigurt macen e tij 20-vjeçare lart e poshtë shkallëve të pjerrëta në natyrë.

“Kjo është macja ime Frodo, tani është gati 20 vjeç, e cila është mjaft e vjetër për një mace. Pavarësisht kësaj, ai ende insiston të zbresë çdo ditë nga këto shkallë për t’u ulur në diell edhe pse e ka të vështirë”, tha Liam.

“Më falni që e kam llastuar”, shtoi ai. Në një video që ka postuar, ai ka treguar procesin e ndërtimit të një ashensori dhe lëvizja e tij ka gëzuar njerëzit.

“Kjo nuk do të thotë se do ta prishësh, por do të kujdesesh për të”, ka thënë komentuesi.

“Gjëja më qesharake është se Frodo mësoi të përdorte ashensorin në një kohë të shkurtër”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/