Telegrafi

Pronari i moshuar i argjendarisë iu vërsulet plaçkitësve të armatosur me shpatë, por nuk arrin t’i ndalë (Video)

Pronari i një argjendarie është mundur me mish e shpirt që ta mbroj pronën e tij nga tre persona të armatosur, të cilëve iu vërsul me një shpatë.

Ky moment rrëqethës është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda lokalit, ku shihet një burrë i moshuar duke iu vërsulur plaçkitësve me shpatë, edhe pse ata kishin me vete të njëjtën armë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Por pas disa sekondave tentim që t’i frikësoj ai në një moment rrëzohet në tokë, ndërsa policia është vënë pas plaçkitësve dhe është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Birmingham të Anglisë, ku 82-vjeçari për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/