Pronari i Milanit, Li Yonghong thuhet se është në kërkim të investitorëve të rinj për të ndarë barrën e tij financiare te klubi Rossoner.
Sipas Reuters, Li është pronari i vetëm i Milanit, pasi partnerët e tij u larguan pas goditjes së Pekinit ndaj investimeve të huaja, veçanërisht në futboll.
Rrjedhimisht, biznesmeni kinez do të preferonte të kishte një investitor tjetër në bord, pasi Rossonerët pritet të kthejnë një humbje tjetër këtë vit ‘të paktën’.
Një zëdhënës për Milanin tha për agjencinë e lajmeve se: “nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë ndryshimi të mundshëm në pronësinë e klubit”.
Megjithatë, Reuters beson se klubi kuqezi mund të tërheqë investitorë të rinj duke u renditur në bursën kineze brenda dy vjetësh, ndërsa mbështetësit nga vendi mund të tundohen nëse autoritetet zbusin qëndrimin e tyre mbi investimet e huaja.
Li ka paguar 740 milionë euro për blerjen e Milanit nga Silvio Berlusconi më parë gjatë këtij viti dhe ka miratuar një shpenzim prej 230 milionë eurosh për lojtarët e rinj gjatë verës, me vetëm Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn që shpenzuan më shumë.
Reuters shton se këshilltarët e Li po punojnë gjithashtu për ri-financimin e borxhit që konsorciumi i tij mori nga fondi amerikan i kapitalit privat Elliott Management.
Elliott shpëtoi marrjen e Milanit nga Li, por me një kosto prej 308 milionë euro, me një normë mesatare prej vetëm 10 për qind, e cila do të duhet të paguhet deri në tetor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/