Site icon Telegrafi

Pronari i lokalit në Itali e përzuri, shqiptari kthehet dhe e sulmon me hanxhar

Një debat mes një shqiptari dhe një italiani për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi mbrëmjen e së dielës (17 dhjetor). Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i cili ishte i dehur dhe po bënte veprime të pahijshme dhe ngacmonte klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme në lokal, shqiptari u përzu nga italiani për t;u kthyer pas disa minutave me një thikë të madhe në dorë (hanxhar) me të cilën sulmoi pronarin e lokalit. Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur.

Në video dëgjohen edhe zëra të të pranishmëve të cilët tmerrohen nga tentativa e shqiptarit për të sulmuar pronarin e lokalit, i cili u kërkoi më pas të telefononin karabinierët për të bërë të mundur arrestimin e agresorit. /Telegrafi/

Exit mobile version