Site icon Telegrafi

Pronari koprac detyron qiraxhinjtë të paguajnë, sa herë lëshojnë ujin e tualetit (Foto)

Në një shtëpi që lëshon dhoma me qira në Melbourne të Australisë, pronari e ka instaluar një mekanizëm në kazanin e guaskës së tualetit.

Në këtë formë, ai detyron qiraxhinjtë të vendosin para, po që se duan të lëshojnë ujin pasi të kenë kryer nevojën, transmeton Telegrafi.

Guaska dhe kazani me mekanizmin për vënien e parave

Veprimi tij po konsiderohet si shumë koprac dhe ka pasur ankesa të shumta, në agjencinë ku është e listuar kjo pronë për tu dhënë me qira.

“Të gjithë paguajnë për larjen e rrobave, pse jo edhe për pastrimin e tualetit. Unë paguaj faturën e ujit dhe askush nuk ankohet për këtë”, ka thënë pronari i shtëpisë.

“Kryeje nevojën edhe ikë pa e pastruar”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version